​Nga 14 deri 24 tetor zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Nga 14 deri 24 tetor zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit

    Insajderi
    08 October 2021 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës informon të gjithë qytetarët se nga data 14 deri më 24 tetor 2021, në territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit.

    Fushata zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje tek kafshët, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Kosovës.

    Kjo fushatë e mbështetur nga BE-ja, do të zbatohet me një procedurë moderne e cila garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra. Procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark