×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Një i vdekur dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Insajderi
    30 May 2021 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit në Shqipëri ka humbur jetën një person dhe 12 raste të reja me koronavirus janë regjistruar nga 2170 testime të kryera, ka bërë të ditur sot Ministria e Shëndetësisë.

    Rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Berat, 1 rast në Shkodër, Vau Dejës, Elbasan, Sarandë.

    Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 42 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar një 61-vjeçar nga Prrenjasi.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 129.308.

    Që nga shpërthimi i koronavirusit në Shqipëri janë konfirmuar 132.309 raste pozitive, prej tyre 129.308 janë shëruar, 551 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.450 pacientë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark