​Pezullohet shefi i komisariatit, ai i qarkullimit dhe 4 punonjës në Korçë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Pezullohet shefi i komisariatit, ai i qarkullimit dhe 4 punonjës në Korçë

    Insajderi
    21 October 2021 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një furtunë e vërtetë po ndodh ditën e sotme në policinë e Korçës, aty ku janë pezulluar nga detyra 6 punonjës të policisë.

    Bëhet fjalë për krerët e institucionit, mes tyre shefi komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefi i qarkullimit Kelmend Pikuli. Ndërkohë, mësohet se 4 të tjerët janë punonjës të qarkullimit, me iniciale P.F , G.H, Ç.K, K.K

    Arsyet e vendimit të bujshëm vijnë nga prokuroria e Tiranës, që ka hetuar për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” për shefat, dhe “shpërdorim detyre” për punonjësit e tjerë, për të paktën 2 raste të kapjes së drejtuesve të mjeteve në shkelje administrative.

    Sipas burimeve të A2 CNN, në rastin e parë një drejtues mjeti, përfaqësues i një komuniteti fetar, u konstatua pas orës policore në qarkullim pas përfundimit të një riti fetar në një familje dhe nuk verifikohej autorizimi për shkak të ngarkesës në sistemin e-albania. Drejtuesi i mjetit kërkon të sqarojë situatën tek Gjokutaj dhe ky i fundit e ka lejuar të largohet për pamundësi verifikimi.

    Në rastin e dytë, një drejtues mjeti i konstatuar pa rripin e sigurimit në drejtimin e mjetit në qarkullim, ka marrë një masë administrative, por mbetet e paqartë situata se për se është ngritur akuzë për këtë ngjarje.

    Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shefin e Komisariatit dhe pezullimin nga detyra./A2


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark