​Prej të hënës reshjet me intensitet më të dobësuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Prej të hënës reshjet me intensitet më të dobësuar

    Insajderi
    10 January 2021 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë javës së ardhshme.

    Në fushat barike do të ketë luhatje me tendencë të rritjes, derisa në fushat termike pritet rënie në të dy vlerat ekstreme.

    Reshjet e shiut dhe të borës të cilat tani po bien, do të vazhdojnë edhe gjatë natës të së dielës, por nga dita e hënë reshjet do të jenë me intensitet më të dobësuar.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se sasitë e reshjeve për momentin më intensive janë në Dukagjin kurse në juglindje dhe në lindje të vendit sasitë e reshjeve janë dy fish më pak.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius.

    Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark