Policia arrestoi pesë persona, për dhunën në protestën e një ditë më parë, lidhur me zjarrin në spitalin modular në Tetovë.
Tre prej tyre u ndaluan që dje, ndërsa policia arrestoi sot edhe dy persona të tjerë.
Në mesin e tyre edhe organizatori i protestës. Për momentin ata po merren në pyetje nga gjykatësi.