​SHBA-ja regjistron mbi 902 mijë vdekje nga COVID - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​SHBA-ja regjistron mbi 902 mijë vdekje nga COVID

    Insajderi
    08 February 2022 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i personave të vdekur nga koronavirusi (COVID-19) në SHBA është rritur në 902 mijë e 639, prej të cilëve 373 kanë humbur jetën në 24-orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

    Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 76 milionë e 40 mijë, me 48 mijë e 354 raste të reja.

    Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri nga pandemia në SHBA, me mbi 8 milioë e 62 raste të konfirmuara dhe mbi 81 mijë të vdekur, raporton atsh.

    Në SHBA deri më tani më shumë se 251 milionë persona kanë kryer dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 213 milionë persona kanë kryer dozën e dytë dhe mbi 89 milionë të tjerë i kanë kryer të tri dozat e vaksinës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark