​Shi dhe erë e fortë, probleme me energjinë elektrike në disa zona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Shi dhe erë e fortë, probleme me energjinë elektrike në disa zona

    Insajderi
    28 November 2021 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moti i keq me reshje shiu dhe erë ka shkaktuar sot probleme në rrjetin e shpërndarjes në disa zona të Tiranës.

    OSHEE njofton se ka probleme në disa fidera të NST Kashar, Qendër dhe Traktora.

    Për pasojë, pa energji elektrike kanë mbetur pjesërisht zona e Yzeberishtit, Bulevardi “Migjeni” Kashar, rrugët “Azem Meshi” dhe “Engjell Mashi”.

    Në zonën Ali Demi raportohet për dëmtim rrjeti nga palë të treta. Pa drita janë zonat rreth “tregu elektrik”, “burgu i grave” dhe rruga “Sali Nivica”.

    Sipas OSSH, dy grupe pune ndodhen në terren, por moti i keq ka vështirësuar punën e tyre duke sjellë vonesa në riparimin sa më shpejt të avarive./Tch


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark