​Situata në veri, anëtarët e KKZ-së në Zubin Potok nuk paraqiten në punë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Situata në veri, anëtarët e KKZ-së në Zubin Potok nuk paraqiten në punë

    Insajderi
    27 September 2021 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Zubin Potokut nuk po dalin në punë pasi që zyra e tyre ndodhet në objektin e Komunës. Kjo për shkak të situatës së fundit në veri të Kosovës dhe zjarrit të shkaktuar në Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok.

    Kështu ka njoftuar kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj i cili tha se sa i përket funksionalizimit të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve apo KKZ-ve në veri posaçërisht në Zubin Potok askush nuk është duke dal në punë.

    “Sa i përket funksionalizmit të KKZ posaçërisht ne Zubin Potok, do na duhet që të ruhet funksionaliteti i zyrës askush nuk është duke dalë në punë si KKZ në Zubin Potok. Do përgatisim raport dhe do iu njoftojmë m kohë”, tha ai.

    Këto sqarime Ahmetaj i bëri pas interesimit që shprehu për këtë çështje anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi.

    Dushi kërkoi të ofrohen mundësi të hapësirave për këta persona.

    “A mund të na njoftoni zyrtarisht për disa telashe në komunat veriore nëse ka ndonjë problem me funksionimin e trupave zgjedhore a keni paraparë masa për ta ruajtur organizimin e trupave zgjedhore”, pyeti Dushi.

    Gjatë kësaj mbledhjeje të Komisionit Qendrore të Zgjedhje u njoftua se votuesit të cilët e kanë qendër të votimit sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë do të transferohen për të votuar në Fakultetin e Edukimit pasi salla “1 Tetori” është duke shërbyer si qendër e vaksinimit.

    Në mbledhjen e këtij institucioni, anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, theksoi domosdoshmërinë që të bëhet informimi i votuesve për këtë ndërrim të qendrës së votimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark