Ministria e Mbrojtjes e Sllovakisë ka në plan të pranojë ofertën e SHBA për blerjen e dy helikopterëve ushtarakë të pajisur plotësisht UH-60 “Black Hawk” për 50 milionë dollarë dhe për të kompletuar pajisjet e dy helikopterëve të tjerë që ishin blerë më parë.
“Kjo do të thotë që ne do të kemi një total prej katër helikopterësh “Black Hawk “, të cilët do të jenë në gjendje të përdoren për të mbrojtur territorin e Sllovakisë ose në operacione të tjera ushtarake. Helikopterët mund të dorëzohen brenda dy vjetësh nga nënshkrimi i kontratës,” tha ministri i Mbrojtjes Jaroslav Nad në një intervistë sot për agjencinë e lajmeve sllovake TASR.
Sllovakia mori një ofertë nga Shtetet e Bashkuara me vlerë 50 milionë dollarë amerikanë, për blerjen e pajisjeve ushtarake që do të zëvendësonin pajisjet e vjetra që datojnë nga koha e ish-Traktatit të Varshavës.