×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Stërvitja më e madhe ushtarake nga 4 maj deri më 9 qershor në Shqipëri

    Insajderi
    01 May 2021 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stërvitja ushtarake, e organizuar nga ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë, ku do të marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere, do të zhvillohet dhe në Shqipëri, në 7 baza të ndryshme.

    Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se stërvitja “Defender 21” do të çelet më 4 Maj dhe pritet të zgjasë deri në 9 Qershor.

    Shqipëria është një nga 16 vendet mirëpritëse në zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake. Forcat tona të Armatosura, do të përfaqësohen me rreth 1000 trupa.

    Ndërkohë 28.000 trupa shumëkombëshe do të kryejnë aktivitete pothuajse në të njëjtën kohë në më shumë se 30 zona trajnimi, të shtrira në 12 vende.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark