Nervozohet Haskuka: Për rastin e ministrit Liburn Aliu, nuk e di a ka pasë shpifje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nervozohet Haskuka: Për rastin e ministrit Liburn Aliu, nuk e di a ka pasë shpifje

    Insajderi
    02 June 2022 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një lidhje direkte ka thënë se mediat në Kosovë do të mbylleshin nëse gjykatat do të ishin të pavarura dhe efektive në paditë për shpifje.

    Haskuka në emisionin Frontal të T7 u shpreh i irrituar që autori i emisionit Arsim Lani e ka kontaktuar të njëjtin për të folur lidhur me një shkrim të Haskukës në Facebook ku thotë se mediat do të mbylleshin nëse gjykatat do të ishin efektive në trajtimin e shpifjes.

    “Unë i kam kritikuar shpifjet, lexoni mirë ato. Komisioni Evropian tregon në raport për lajmet e rreme në Kosovë, kemi pasë raste kur ambasadorët kanë reaguar. Çështja është që s’është profesionale prej anës juaj me më thirrë, isha duke dalë nga vetura me thirrë dhe me shku live në televizion kjo nuk i përket etikës gazetareske.  Me thirrë kështu pa lajmërim, unë s’kam problem edhe live lidhem. Njeri çuditet me ju, mundeni me dërgu mesazh”, ka thënë ai.

    I pyetur nga autori i emisionit Frontal se a ka pasë shpifje në rastin e aferës së ministrisë së Liburn Aliut, Haskuka tha se nuk e di.

    “Për rastin në fjalë të ministrit Liburn Aliu, nuk e di a ka pasë shpifje”, Po të ishin gjykatat e pavarura në Kosovë, veç për shkak të shpifjeve, televizionet e juaja ish dashtë me falimentu dhe me u mbyllë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark