×
  • Lajme
  • Lajme

    Ora e Gjelbërt për nder të 5 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit

    Insajderi
    05 June 2024 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, AVONET në bashkëpunim me KDI-në në kuadër të projektit “Promovimi i Aktivizmit të gjelbër Komunitar në Kosovë”, organizoi aktivitetin e titulluar “ORA E GJELBËRT” që u mbajt në oborrin e Salles “Bill Klinton” Ferizaj, në kuadër të 5 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të mjedisit.

    Platforma e diskutimit “Ora e Gjelbër” synon të nxisë një dialog konstruktiv midis autoriteteve të qeverisjes lokale dhe komunitetit në lidhje me zbatimin e politikave dhe projekteve lokale të gjelbra. Pikërisht sot, së bashku me pjesëmarrësit diskutuam në lidhje me problematikat që po i hasim çdo ditë në ambientet tona.

    Panelist në këtë diskutim ishin Kenan Gashi, Drejtor Ekzekutiv i AVONET dhe Ilir Orllati, Zëvendës Drejtor i NPL Ambientit, ku së bashku me kryetarët e bashkësive lokale, nxënësit e SHML Elena Gjika dhe Kuvendi i Arbërit dhe profesoret e SHML Elena Gjika.

    Gjatë aktivitetit diskutuam problemet konkrete, që ndërlidhen me mirëmbajtjen e hapësirave publike në Komunën e Ferizajt, me theks të veçantë mirëmbajtjen e varrezave nëpër fshatra.

    Gjithashtu, u diskutua për nevojën e rritjes së kapaciteteve të NPL Ambientit, në mënyrë të kemi një aktivitet më të gjerë të kësaj kompanie, që do manifestohej me hapësira publike më të mirëmbajtura dhe dinjitoze edhe nëpër fshatra.

    Në fund të këtij aktiviteti u dhanë disa rekomandime, në drejtim të përmisimit të gjendjes në lidhje me ambientin në Komunën e Ferizajt, me theks të vecantë trajtimin e mirëmbajtjes së hapësirave të varrezave në fshatrat e Ferizajt dhe rritjen e efikasitetit të Policisë së Kosovës dhe Inspektotiatit, në shqiptimin e gjobave mandatore për ndotësit e ambientit.

    Diskutimet e gjelbëra pritet të shtojnë vlerë në proceset e pjesëmarrjes së qytetarëve lokalë dhe të lejojnë komunitetet të kenë pronësi mbi proceset e vendimmarrjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark