Sot, më 18 prill pritet të bëhet votimi i fundit për LIBERALIZIMIN e vizave të kosovarëve.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënës i Parlamentit Europian, Ojamo Janne.
Se kështu do të ndodhë e thotë edhe faqja e Komitetit për Drejtësi dhe Liri Civile të Parlamentit Evropian (LIBE) në Twitter, aty ku ka publikuar agjendën për datat 17-20 prill.
This week in #Eplenary (17-20/4)
â LIBE Committee Press (@EP_Justice) April 14, 2023
– Short-stay visa freedom between đȘđș and Kosovođœđ° (rapp. @thijsreuten): endorsement Tue
– Resolution on progress towards a horizontal anti-discrimination directive (rapp. @AliceBahKuhnke): vote Wed
1/5
Komiteti LIBE njofton se më 18 prill në planin e ditës do të jetë votimi i vizave për kosovarët, që parashihet të ndodh rreth orës 12:00-13:00, shkruan Gazeta Insajderi.
Ky votim do të ndodh pas atij që ndodhi në LIBE më 23 mars, ku u miratua përfundimisht liberalizmi i vizave për Kosovën.
Ndryshe, më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët, shkruan Gazeta Insajderi./Gazeta Insajderi/