Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë Veriore, janë kryer 5.742 teste për COVID-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 760 persona.
Sot janë regjistruar 23 viktima të tjera nga Coronavirusi në të gjithë vendin.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 644 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 157.294. Rastet aktive me virus janë 14.878, ndërsa numri total i vdekjeve 5.987.