Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri vijon të jetë i lartë në krahasim me shifrat e muajve të fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 31 raste pozitive me virusin, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Rastet e reja kanë rezultuar nga 2377 testime që janë kryer.
Në 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, 6 prej të cilëve po trajtohen në Spitalin Infektiv.
Sot, ministrja e Shëndetësisë njoftoi se të hënën pritet të mbërrijnë 44 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa u kërkoi qytetarëve që të vaksinohen, pasi ekziston rreziku i prezencës së variantit Delta të virusit, në vendin tonë.