×
  • Lajme
  • Lajme

    ​461 raste të reja dhe 14 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

    Insajderi
    20 December 2020 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shifrat e të prekurve me COVID në Shqipëri janë ulur gjatë 24 orëve të fundit, pasi janë infektuar 461 persona, ndërsa numri i të vdekurve është rritur në krahasim me ditën e djeshme, pasi kanë ndërruar jetë 14 persona.

    Nga 1927 testime kanë rezultuar pozitivë 192 raste në Tiranë, 65 raste në Shkodër, 42 raste në Fier, 33 raste në Vlorë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Dibër, 14 raste në Berat, 11 raste në Korçë, 10 raste në Elbasan dhe Lushnje, 6 raste në Lezhë, 5 raste Malësi e Madhe dhe Kavaja, 4 raste Gjirokastra, 3 raste në Kurbin, Kamëz, Peqin, Klos, Kuçovë, 2 raste në Vau Dejës, Mallakastër, Tropojë, Kukës, Krujë, 1 rast në Skrapar, Bulqizë, Tepelenë, Mat, Rrogozhinë.

    Fatmirësisht janë shëruar 290 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,121 që nga fillimi i epidemisë.

    Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm, ku në 4 spitalet COVID po trajtohen 391 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

    Personat që nuk kanë fituar betejën janë 7 qytetarë nga Tirana, 2 nga Vlora, 1 nga Elbasani, 1 nga Shkodra, 1 nga Peqini, 1 nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 45-89 vjeç.

    Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 53.003 raste, prej tyre 28.121 janë shëruar, 23.794 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1088 persona./tch

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark