×
  • Lajme
  • Lajme

    ​6 të vdekur nga koronavirusi sot në Shqipëri

    Insajderi
    02 November 2021 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 6 persona kanë humbur jetën nga COVID 19 në 24 orët e fundit.

    Nga 3273 testime të kryera, 725 persona janë konfirmuar pozitiv me koronavirus. Ditën e djeshme, numri i rasteve të reja ishte 197. Ndërkohë, 602 persona rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit.

    Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 289, pasuar nga Fieri me 43, Elbasani 36, Vlora 32 etj.

    Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

    Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Berati të moshave 57-64 vjeç, një nga Tirana 58- vjeçe, një nga Fieri 73-vjeçe, një qytetar nga Shkodra 81-vjeç, një qytetare nga Tepelena 91-vjeçe.

    Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 186.222 raste pozitive, prej tyre 175.451 janë shëruar, 7.834 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.937 pacientë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark