×
  • Lajme
  • Lajme

    ​809 raste dhe 12 viktima nga koronavirusi në Shqipëri

    Insajderi
    15 December 2020 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 12 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

    Nga 2711 testime të kryera janë konfirmuar si raste pozitive 809, ndërsa 551 persona raportohet të jenë shëruar.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 276 raste në Tiranë, 88 raste në Shkodër, 37 raste në Elbasan, 30 raste në Krujë, 28 raste në Sarandë, 27 raste në Fier dhe Berat, 24 raste në Mirditë, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kavajë dhe Korçë, 20 raste në Kuçovë, etj.

    Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojë betejën me sëmundjen 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 nga Gjirokastra, 1 nga Fieri, 1 nga Elbasani, 1 nga Saranda dhe 1 qytetar nga Kukësi, të moshave 63-78 vjeç.

    Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 50.000 raste pozitive, prej tyre 25.876 janë të shëruar, 23.096 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1028 persona./A2cnn

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark