​Arrestohet 66-vjeçari nga Ferizaj, rrahu motrën e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Arrestohet 66-vjeçari nga Ferizaj, rrahu motrën e tij

    Insajderi
    05 December 2021 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës sot në Kaçanik ka arrestuar një 66-vjeçar pasi kishte shkaktuar dhunë në familje.

    Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 15:55 ka pranuar një informacion se në rrugën “Qamil Ilazi” në Kaçanik është një rast i dhunës në familje .

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet F.F. (66), i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike motrës së tij L.F. (61), duke i shkaktuar lëndime trupore, si pasojë e së cilave ka marrë trajtim mjekësor.

    Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark