​BE: Zgjedhjet e tetorit do të monitorohen në çdo pjesë të Kosovës, përfshirë veriun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​BE: Zgjedhjet e tetorit do të monitorohen në çdo pjesë të Kosovës, përfshirë veriun

    Insajderi
    28 September 2021 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të vëzhgohen nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian në Kosovë me rreth 100 vëzhgues.

    Ani pse në veri situata mbetet e tensionuar, Lukas Mandl, shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, theksoi se zgjedhjet do të vëzhgohen në çdo cep të Kosovës, edhe në veri.

    “Ne do të vëzhgojmë edhe fushatën zgjedhore, por ajo që është më e rëndësishme, është se vëmendje do t’i japim çdo vendi në Kosovë, përfshirë edhe veriut të Kosovës”, tha ai.

    Eurodeputeti austriak, Mandl tha se risi sivjet në këtë proces edhe vëzhgimi i rrjeteve sociale në fushatë dhe në ditën e zgjedhjeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark