Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar në shkollën “Kosova”.
Berisha pas votimit i’u bëri thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë për të ardhmen dhe familjen e tyre.
Ai para mediave potencoi se procesi i votimit po ecën sigurt drejtë fitores ftoi shqiptarët që të dalin dhe të votojnë siç tha ai për fitoren e madhështore për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar, ftoj me këtë rast çdo qytetarë të këtij vendi të firmos ditën e sotme një fitore madhështore për Shqipërinë dhe shqiptarët, të votoj për sakrificat e tij, të votoj për familjen, fëmijët, nipërit mbesa të votojnë për emigrantët shqiptarë që një regjim në largim i bllokoi u shpiku karantinën si një mjek politik për të mos lejuar votimin e tyre të votoj për të gjithë ata të cilët i thonë lirisë liri, dhe Shqipërisë Shqipëri , rroftë fitorja[…]Deri tani votimi po ecën i sigurt drejtë fitores me gjithë grahmat përpjekjet e përpëlitjet antiligjore të pamoral të ikanardëve fitorja po bëhet çdo sekondë, çdo minutë çdo orë më e bukur dhe më e fuqishme”, tha Berisha.
3,588,869 persona me të drejtë vote në Shqipëri, sot do të kenë mundësi që të zgjedhin deputetët që do të përfaqësojnë vullnetin e tyre në katër vitet e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë.
Për 140 vende në Parlamentin shqiptar garojnë 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur, ku prej tyre 39.76% ose 732 janë kandidate femra.
Identifikimi elektronik është një nga risitë e këtij procesi zgjedhor në Shqipëri. Kjo do të aplikohet në të gjithë vendin, ndërsa do të parandalojë edhe mundësinë për votim të dyfishtë.