Çekia nuk do të pranojë më migrantë ashtu siç pritet prej saj me kuotën e obliguar të Bashkimit Evropian për shpërndarjen e migrantëve, deklaroi të hënën ministri i Brendshëm i këtij vendi Milan Çovanec.
Disa shtete të Evropës lindore dhe qendrore po kundërshtojnë ashpër sistemin e shpërndarjes së rreth 160.000 migrantëve ndërmjet vendeve anëtare, me qëllim të uljes së presionit ndaj Greqisë dhe Italisë.