​Cilat janë simptomat e koronavirusit nga dita në ditë? - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    ​Cilat janë simptomat e koronavirusit nga dita në ditë?

    Insajderi
    04 February 2021 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka më shumë se një vit që po luftojmë me pandeminë e koronavirusit dhe falë një sasie të madhe hulumtimesh, ne po mësojmë gjithnjë e më shumë informacion në lidhje me këtë sëmundje.

    Deri më tani, një numër simptomash të shoqëruara me COVID-19 janë zbuluar, por sëmundja më së shpeshti fillon me ethe të shoqëruar me një kollë të thatë dhe vështirësi në frymëmarrje. Pas kësaj, simptoma të tjera fillojnë të shfaqen.

    Si zhvillohen simptomat e koronavirusit dita ditës:

    Dita 1: Deri në 88% të njerëzve të infektuar kanë ethe dhe lodhje ditën e parë. Disa gjithashtu ndiejnë dhimbje të muskujve dhe mund të shqetësohen nga një kollë e thatë.

    Ditët 2 deri 4: Gjatë kësaj periudhe, njerëzit ende po luftojnë me ethe dhe kollë.

    Dita 5: Nga dita e pestë e sëmundjes, mund të fillojnë të shfaqen probleme me frymëmarrjen. Kjo zakonisht ndodh te njerëzit që tashmë kanë disa probleme me frymëmarrjen ose te të moshuarit.

    Dita 6: Përveç vështirësive në frymëmarrje, mund të shfaqet një ndjenjë e ngushtësisë në mushkëri. Kollitja dhe ethet ende mund të shqetësojnë një person të sëmurë.

    Dita 7: Nëse gjatë kësaj periudhe zhvillohen dhimbje gjoksi, probleme të rënda të frymëmarrjes dhe një person ka buzë kaltëroshe, kërkoni kujdes mjekësor.

    Ditët 8 deri 9: Sipas disa raporteve, 15% e njerëzve të infektuar zhvilluan sindromë akute të frymëmarrjes gjatë kësaj periudhe.

    Dita 10: Nëse problemet e frymëmarrjes janë përkeqësuar, pacienti duhet të shtrohet në kujdesin intensiv.

    Dita 12: Shumica e njerëzve nuk kanë më ethe në ditën e 12-të të sëmundjes, por disa mund të kenë ende kollë.

    Nga dita e 13-të deri në të 14-të: Gjatë kësaj periudhe, i sëmuri zakonisht nuk ka më probleme me frymëmarrjen.

    Dita 18: Te pacientët që nuk kalojnë COVID-in, rezultati fatal zakonisht ndodh 18.5 ditë pas shfaqjes së simptomave, shkruan Pinkvilla. Por duhet theksuar se qëndrimi mesatar në spital zgjat dhjetë ditë. Përveç kësaj, njerëzit që nuk zhvillojnë komplikime zakonisht shërohen brenda dy javësh në shtëpi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark