​Dy të plagosur në Podujevë - i dyshuari i rastit shtinë me armë zjarri edhe mbi policinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Dy të plagosur në Podujevë – i dyshuari i rastit shtinë me armë zjarri edhe mbi policinë

    Insajderi
    27 December 2020 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë plagosur me armë zjarri nga një person (i njohur për Policinë), sonte rreth orës 20:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

    I njëjti kishte shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policor në ikje e sipër.


    Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti e cila tha se Policia aktualisht janë në kërkim të personit të dyshuar.

    “Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin për plagosje me armë zjarri në rrugë “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga personi i dyshuar (i njohur për policinë) janë plagosur 2 persona. Të njëtit janë dërguar për tretman mjekësor. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe eshte vënë në ndjekje të personit të dyshuar i cili në ikje e sipër ka shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policor të cilët detyrimisht i jane pergjigjur në menyrën e njëjtë. Aktualisht hetuesit policor janë në kërkim të personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark