
Agjencia e Kundër Korrupsionit nga sot deri në fund të këtij viti do të kontrollojë pasurinë e zyrtarëve të lartë publik.
Përmes shortit i cili u hodh sot, pasuria e shumë fytyrave publike dhe të njohura për publikun do të jenë nën kontroll të Agjenisë Kundër Korrupsionit, ku do të bëhen gjetjet se a përshtatet deklarimi i pasurisë së këtyre.
Gjatë shortit që është hedhur sot nga Agjencia Kundër-Korrupsion pasuria do t’i kontrollohet të parit të vendit, Hashim Thaçi, kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, zëvendësministri i mjedisit, Mendim Rugova, Mërgim Lushtaku djalit të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, etj.
Më poshtë mund të lexoni emrat e drejtuesve të institucioneve të shtetit të cilëve do t’iu kontrollohet prejardhja e pasurisë.