Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq njoftoi sonte se vendi i tij do të pezullojë përkohësisht trafikun ajror me Britaninë e Madhe për 48 orë, për shkak të një lloji të ri të virusit korona të identifikuar.
Kroacia u bashkua kështu me Gjermaninë, Holandën, Belgjikën, Italinë, Bullgarinë dhe vendet evropiane, të cilat gjithashtu pezulluan përkohësisht trafikun ajror me Britaninë për shkak të llojit të ri të virusit korona.
“Duke pasur parasysh gjetjet e reja mbi intensitetin më të shpejtë të përhapjes së COVID-19 në Britaninë e Madhe, Kroacia do të pezullojë përkohësisht trafikun ajror të pasagjerëve nga Britania e Madhe për 48 orë si masë paraprake, derisa të specifikohet informacioni mbi llojin e ri të mundshëm të virusit. Prioriteti është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve,” shkruan Plenkoviq në Twitter.