​Hapet ekspozita për nder të 40-vjetorit të demonstratave të vitit 1981 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Kulturë

    ​Hapet ekspozita për nder të 40-vjetorit të demonstratave të vitit 1981

    Insajderi
    11 March 2021 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981 është hapur ekspozita “Vullkani i Republikës” nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës. Në ekspozitë janë të dokumentuara fotografi, shënime të ndryshme rreth proceseve gjyqësore dhe aktgjykime.

    Kryeshefi i Arkivave, Bedri Zymberaj tha se kjo datë paraqet fillimin e epokës që u finalizua me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

    “Kjo datë paraqet pikënisjen e asaj që më vonë erdh dhe u shndërrua në një vullkan. Këtu është karteri apo epiqendra e vullkanit që pastaj mori edhe epitetet të ndryshme duke e quajtur ‘Pranvera shqiptare ‘81’. Ne për ta kujtuar këtë ngjarje, 11 marsin, kemi dhënë ekspozitën ‘Vullkani i Republikës’ sepse kjo datë shënon fillimin e një epoke që u finalizua me çlirimin e Kosovës dhe për të vazhduar më vonë, pas çlirimit në vitin 1999 më 17 Shkurt për ta shpallur pavarësinë si shtet i pavarur”, tha ai.

    Këto të dhëna që u paraqiten në ekspozitë, Zymberaj tha se gjenden edhe në thesarin e Arkivit të Kosovës.

    “Të gjitha këto që gjenden janë në thesarin e arkivit të Kosovës. Këto janë të dokumentuara me fotografi, shënime të ndryshme, procese gjyqësore dhe aktgjykime. Ne kemi përzgjedh më përfaqësuesit të asaj periudhe që të shënojnë këtë aktivitet”, u shpreh ai.

    40 vjetori i demonstratave të vitit 1981 gjatë ditës u shënuan me një sërë aktivitetesh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark