​Hapet sot për qarkullim Rruga e Arbrit në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hapet sot për qarkullim Rruga e Arbrit në Shqipëri

    Insajderi
    29 November 2021 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën e Çlirimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përcolli pamje nga Rruga e Arbrit, një zhvillim i rëndësishëm infrastrukturor që i shtohet natyrës së mrekullueshme dhe që hapet sot për qarkullim.

    Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km. Me një gjatësi rreth 74 km, ajo do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.

    Ky investim i strategjik, jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe turizmit.

    Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

    Gjithashtu, ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare. https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https://www.facebook.com/ediramaal/videos/957459391794816/&show_text=false&width=560&t=0


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark