×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Koronavirusi në Shqipëri, 20 viktima në 24 orët e fundit

    Insajderi
    04 March 2021 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se 20 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa janë regjistruar edhe 847 raste të reja dhe 777 pacientë janë shëruar.

    Gjatë ditës së sotme janë kryer 1014 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 16,807 vaksinime.

    Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3268 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 847 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 48 në Vlorë, 46 në Shkodër, 36 në Durrës, 35 në Fier, 30 në Kuçovë, 26 në Sarandë, 25 në Kurbin etj.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 609 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 63-85 vjeç.

    Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 110.521 raste pozitive, prej tyre 72.853 janë të shëruar, 35.792 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.876 pacientë./Tch

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark