​Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë del pozitiv, ishte në takim me krerët e shtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë del pozitiv, ishte në takim me krerët e shtetit

    Insajderi
    10 January 2022 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë Nikola Minchev ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit sot, pasi mori pjesë në një takim me zyrtarët më të lartë të vendit, tha një zëdhënëse parlamentare.

    Minchev filloi ta ndjejë këtë simptomë pas një takimi shtatë-orësh të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku morën pjesë presidenti bullgar Rumen Radev, kryeministri Kiril Petkov, ministrat e brendshëm, mbrojtjes dhe financave, shefi i shtabit të ushtrisë bullgare dhe krerët e agjencive të sigurisë dhe inteligjencës.

    Në takimin, ku u diskutua për qëndrimin e Bullgarisë për rrugën e Maqedonisë Veriore drejt Bashkimit Evropian, morën pjesë edhe zëvendësministri i Jashtëm dhe liderët e shtatë partive parlamentare, raporton Reuters.

    Nuk dihet ende nëse ata figurojnë si kontaktet e Minchev, të cilët janë në karantinë 10-ditore.

    Minchev ka simptoma të lehta dhe ai do t’i kryejë detyrat e tij në distancë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark