Të drejtën e votimit si shtetas edhe i shtetit të Shqipërisë e shfrytëzoi edhe ministri i Planifikimit të Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu.
Pasi votoi në një qendër votimi në Tiranë, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje për KosovaPress, uroi që i tërë procesi i votimit dhe numërimit në Shqipëri të jetë në rregull.
Aliu: Uroj që të jetë çdo gjë e rregullt në procesin e votimit
“Uroj që të jetë çdo gjë e rregullt edhe në procesin e votimit dhe numërim”, tha ai.
I pyetur për suksesin e mundshëm të tre kandidatëve të mbështetur nga partia e tij, Aliu u shpreh optimist.
Aliu: Shpresoj të kenë sukses kandidatët e përkrahur nga VV
Video:
“Shpresoj që po”, tha shkurt ai.