​Në Prishtinë sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Në Prishtinë sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

    Insajderi
    28 October 2021 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Komunë e Prishtinës sot do të fillojë administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal.

    Qytetarët e Prishtinës vaksinën mund ta marrin sot duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 19:00.

    Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se vaksinim do të bëhet në sallën “1 Tetori”.

    Prioritet për vaksinim do të jenë punëtorët shëndetësorë, personat mbi moshën 65-vjeç, personat me sëmundje kronike, shtatëzanat dhe fëmijët me imunitet më të dobësuar.

    Njoftimi i plotë i Shpend Ahmetit:

    Njoftim rreth vaksinimit kundër gripit sezonal! 💉🦠

    Nesër me datë 28 tetor 2021, fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal.

    Vaksinën mund ta marrin të gjithë qytetarët e Prishtinës nga ora 08:00 deri në ora 19:00 në sallën 1 Tetori.

    Grupet me prioritet për vaksinim janë:

    • Punëtorë shëndetësor 👩⚕️🧑⚕️👨⚕️
    • Personat mbi moshën 65 vjeç 🧓👴
    • Personat me sëmundje kronike 🫀
    • Shtatzënat 🤰
    • Fëmijët me imunitet të dobësuar👧🧒

    Ju lusim të paraqiteni për vaksinim dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark