​Nënvarianti i ri omicron konfirmohet në Kroaci - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Nënvarianti i ri omicron konfirmohet në Kroaci

    Insajderi
    31 January 2022 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi të enjten në Slloveni u konfirmuan dy raste të nënvariantit të ri të virusit omicron, të quajtur BA.2, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se nënvarianti ishte zbuluar edhe në Kroaci.

    “Aktualisht janë konfirmuar pesë raste me nënvariantin omicron BA.2. Është duke u zhvilluar përpunimi epidemiologjik i të infektuarve si dhe kontaktet e ngushta dhe pas grumbullimit të të gjitha informacioneve relevante do të informohet publiku”, tha ministri i Shëndetësisë Vili Berosh për N1.

    Nënvarianti i përmendur tashmë është regjistruar në Danimarkë dhe karakteristikat e tij ende nuk janë hulumtuar dhe të qarta, por sipas disa të dhënave është edhe më ngjitës se llojet e mëparshme, por nuk shkakton simptoma më të forta, raportojnë mediat sllovene.

    Të paktën 400 persona u infektuan me nëntipin BA.2 në MB në dhjetëditëshin e parë të janarit. Ekzistenca e nënllojeve të reja tashmë është vërtetuar në më shumë se 40 vende.

    Lista PANGO thotë se 79 për qind e infeksioneve të vërtetuara deri më tani me këtë lloj janë konfirmuar në Danimarkë. Pasohet nga Britania e Madhe (6%), India (5%), Suedia (2%) dhe Singapori (2%).

    Përhapja e shpejtë e këtij nëngrupi sugjeron se mund të jetë edhe më ngjitës se varianti i parë i omicron BA.1. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore britanike (UKHSA) e ka klasifikuar BA.2 si një “variant nën vëzhgim”.

    “Është në natyrën e viruseve të shumohen dhe të ndryshojnë. Kështu që mund të pritet që të ketë më shumë tendosje gjatë pandemisë,” tha Meera Chand, drejtore e Agjencisë Britanike të Shëndetit.

    Video


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark