​Presidentja e KE-së: BE duhet t’i dërgojë mesazh të qartë shprese Ballkanit Perëndimor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Presidentja e KE-së: BE duhet t’i dërgojë mesazh të qartë shprese Ballkanit Perëndimor

    Insajderi
    06 October 2021 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në samitin që po mbahet në Slloveni tashmë kanë arritur liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ku po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Para medieve është deklaruar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    Ajo tha se Bashkimi Evropian do të duhet që të dërgoj mesazh pozitivë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që shpresojnë t’i bashkohen BE-së, kjo edhe pavarësisht negoviatave të ngecura.

    Ndërkohë që tha një ofertë nga samiti i BE-Ballkani Perëndimor do të ishte investimi në rajon për vitet e ardhshme.

    “Ne duam të dërgojmë një mesazh shumë të qartë dhe ai mesazh është se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian. Këto vende kanë bërë një rrugë të gjatë për kryerjen e reformave[…]Ende duhet bërë punë për shtetin e së drejtës, për pavarësinë e gjyqësorit dhe për lirinë e medias. Një ofertë nga samiti i BE-Ballkani Perëndimor do të ishte investim në rajon për vitet e ardhshme”, tha presidentja e KE-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark