​Presidentja ftohet në Samitin për Demokraci, e bën publike ftesën e Presidentit Biden - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Presidentja ftohet në Samitin për Demokraci, e bën publike ftesën e Presidentit Biden

    Insajderi
    15 November 2021 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja, Vjosa Osmani e ka konfirmuar se Kosova është ftuar nga presidenti amerikan Joe Biden, për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci që do të mbahet në dhjetor të këtij viti.

    E para e shtetit ka publikuar në “Facebook” ftesën zyrtare nga Presidenti Biden.

    “Falënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt fuqizimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetarë ta përmbush potencialin e vet. Pas takimeve produktive të javës së shkuar në Washington, në të cilat jam njoftuar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, jam e nderuar ta pranoj ftesën nga Presidenti Biden”, ka shkruar Osmani.

    Ky është njoftimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark