​Prishtinë, “Bregu i Diellit” e “Muhaxherët” mbesin pa ujë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Prishtinë, “Bregu i Diellit” e “Muhaxherët” mbesin pa ujë

    Insajderi
    21 October 2021 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e lagjeve “Bregu i Diellit” dhe të “Muhaxherëve” në Prishtinë kanë mbetur pa furnizim me ujë.

    Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë thënë se kjo është për shkak të dëmtimit të gypit fi 250 mm nga palët e treta.

    “Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren maksimalisht me sanimin e defektit, në mënyrë që konsumatorët e zonave të lartcekura të mos e ndjejnë gjatë mungesën e ujit. Dëmtimi i gypave të ujësjellësit nga palë të treta është bërë dukuri shqetësuese”, thuhet në sqarimin e KRU “Prishtina”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark