​Procesi i votimit në Bardhosh të Prishtinës po kalon pa probleme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Procesi i votimit në Bardhosh të Prishtinës po kalon pa probleme

    Insajderi
    17 October 2021 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në qendrën e votimit në shkollën “Anton Zako Çajupi” në Bardhosh të Prishtinës deri në orën 15:00 kanë votuar 30.7 për qind e qytetarëve.

    Procesi deri në orët e mbrëmjes ka shkuar pa ndonjë incident, derisa qytetarët shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

    Menaxheri i kësaj qendre votimi, Fehmi Zeqiri tha për KosovaPress se krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare ka më pak votues.

    “I gjithë procesi i votimit në qendrën 1931 ka shkuar mirë, që nga mëngjesi gjitha vendvotimet janë pajisur me material sensitiv dhe jo sensitiv. Gjithçka është përgatitur me kohë, të gjithë anëtarët e vendvotimeve kanë qenë prezent, por edhe procesi i votimit ka shkuar pa një ekses deri tash… Deri në orën 15:00 kanë qenë 1008 votues, kjo i bie 30.7 për qind e votuesve. duke bërë krahasim prej herës së fundit që janë mbajtur zgjedhjet vërehet një numër më i vogël për të dalë në zgjedhje”, tha ai.

    Qytetarët që shfrytëzuan të drejtën për votim, u shprehën të kënaqur me mbarëvajtjen e procesit. Selim Selmani tha se pas zgjedhjeve pret diçka më mirë për kryeqytetin.

    “Mirë shumë, për dy minuta u krye…presim diçka më mirë, të shohim”, tha ai.

    Ndërsa, qytetarja Arlinda Krasniqi, e cila kishte ardhur për të asistuar nënën e saj, tha se gjithçka deri tani ka shkuar në rregull.

    “Shumë mirë ka shkuar procesi…shpresojmë për gjëra më të mira”, tha ajo.

    Kjo qendër vendvotimi ka mbi tre mijë votues, me katër vendvotime./E.Zeqiri


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark