Pushimet në këto javë të fundit të muajit gusht kanë përfunduar në tragjedi për dy persona në Shqipëri.
Dy burra të moshës rreth 65-70 vjeç janë mbytur këtë ditë të diele në plazhin e Spillesë.
Me gjithë përpjekjet e stafit të mjekëve që shkuan në kohë rekord, ata nuk arritën dot të mbijetonin.
Ende nuk dihet identiteti i viktimave, ndërsa Top Channel ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Një grup pushuesish janë mbledhur të shqetësuar për gjendjen e të cilëve nuk arritën dot të mbijetonin.