​Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës mbajti kuvendin e dytë zgjedhor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës mbajti kuvendin e dytë zgjedhor

    Insajderi
    15 October 2021 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHGSHKK), sot ka mbajtur Kuvendin e dytë zgjedhor, në të cilën për kryetare të re është zgjedhur Zana Sinani.

    Kryetarja e re e SHGSHKK-së, Sinani, ka falënderuar anëtaret e kësaj shoqate për besimin e dhënë duke i siguruar ato se do të kenë mbështetje morale e profesionale në angazhimet e tyre të përbashkëta.

    Sinani vuri theksin edhe te sfidat me të cilat ballafaqohet gruaja në institucionet korrektuese dhe shtoi se aktivitetet e ndërmarra nga gratë në SHKK do të jenë të një rëndësie të veçantë, ngase zëri i gruas është ai i cili duhet ta përçoj vullnetin e të gjitha grave të SHKK-së.

    Takimin e përshëndeti edhe zëvendësuesi i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Ali Gashi, i cili premtoi mbështetje dhe bashkëpunim me sindikatën e SHGSHKK-së, njëherësh shprehu përkrahje të pa rezervë ndaj përfaqësimit të gruas në institucionet korrektuese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark