×
Zgjedhjet 2021

​Uran Ismaili nënshkruan zotimet për lagjen Ulpiana (Lista)

Insajderi
02 October 2021 - 17:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili ka vazhduar me nënshkrimin e zotimeve të punëve që do t’i bëjë nëpër lagje e fshatra të Prishtinës.

Sot para dhjetërave banorëve të lagjes Ulpiana, Ismaili ka nënshkruar zotimet e tij konkrete të cilat ka thënë se do t’i përfundojë deri në vitin 2024.

Ismajli tha se pas buajtjes nëpër lagje të ndryshme, sot u zotua për zgjidhje të problemeve.

“Po e vazhdoj rrugëtimin pas takimeve me ju pasi kam bujt nëpër lagje të ndryshme, po zotohem për zgjidhje të problemeve.Edhe pse ndër lagjet më të urbanizume në Prishtinë Ulpiana ka ende probleme. Por sot nuk kam ardh me u anku as me kritiku, mas konsultimeve të sinqerta me juve sot kam ardh me u zotu për Ulpianën me u zotu që problemet e përditshme kemi me i zgjidh. Këto zotime të cilat do ti nënshkruaj para jush kan me mbetë si dëshmi e zotimeve të mija, të cilat nuk mundemi me i harru, sepse ju keni me pa e keni me pas lehtë me më mbajtë për fjale,” tha ai.

Po ashtu, ai tha se Ulpiana duhet të jetë e pastër në çdo pjesë të lagjes.

Ismajli: Ulpiana duhet të ketë pastërti në çdo pjesë të lagjes

Video:

“Ulpiana duhet të ketë pastërti në çdo pjesë të lagjes. Kontejnerët e mbeturinave nuk munden me qenë pika të zeza të lagjes. Tunelet nuk munden me qenë të errëta e të rrezikshme. Qenët endacak nuk munden me na rreziku fëmijët e ma të dashurit tanë. Ulpiana do të jetë zona kryesore qendrore e rripit të gjelbër që fillon nga rrethi i flamurit e deri në Gërmi, kjo do të thotë se Ulpiana do të jetë ndër lagjet që përfiton më së shumti investime për rripin e gjelbër të Prishtinës “, ka thënë ai.

Ismaili u zotua se deri në tetor 2024 do t’i ndreq problemet e mëposhtme të Ulpianës:

-Transformimin e tregut të Ulpianës në një vend atraktiv për tregtarët dhe qytetarët

-Ndriçim efiçient në çdo rrugë të lagjes

-Rregullim i fontanës

-Shtimi i pikave grumbulluese të mbeturinave dhe shportave të rrugës

-Pastërti të plotë në çdo pjesë të lagjes, përfshirë tunelet

-Parking për çdo familje

-Trajtim dhe mirëmbajtje e të gjitha hapësirave të gjelbëra ekzistuese dhe lidhja e tyre me hapësirat qendrore

-Trajtimi i fasadës dhe probleve të tjera të soliterave të Ulpianës

-Largim i azbestit nga kulmet e ndërtesave

-Trajtimi i ndërtesave dhe zgjerimi i projektit nga NPB për hyrje dhe fasada

-Shndërrimi i ish-strehimores së lagjes në qendër për komunitet

-Shtimi i brezave gjelbërues përgjatë rrugëve kryesore

-Rregullimi dhe mirëmbajtja e mbikalimit tek shkolla “Ali Sokoli”

-Largimi i problemit të qenve endacakë

-Shtimi i shtigjeve të reja për çiklistë dhe lidhja e atyre ekzistuese në rrjet

-Rregullimi dhe mirëmbajtja e fushave sportive

-Rregullim i hapësirave publike tek qendra tregtare (Lesna)

-Mirëmbajtja dhe ndriçimi i të gjitha tuneleve nëpër lagje

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark