×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Vuçiq komenton largimin e Komshiqit nga intervista pasi gazetari serb mohoi gjenocidin në Srebrenicë

    Insajderi
    10 November 2021 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar sot lëvizjen e Zhelko Komshiqit, kryetarit të Presidencës së BeH-së, kur ka ndërprerë një intervistë me një gazetar të Tanjug, në të cilën kanë folur për gjenocidin në Srebrenicë.

    Vuçiq iu referua edhe kallëzimit penal të ngritur kundër gazetarit të Tanjug për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë.

    “Është diçka për të cilën mund të flisja më gjatë dhe nuk do të doja sot. Ajo që i ndodhi gazetarit të Tanjug gjatë intervistës me Komshiqin është tmerr, ia kalon fajin mbarë popullit serb, nuk është lajm për askënd. Ivas është gazetar i pavarur dhe ne do ta respektojmë profesionin e tij dhe të drejtën e qëndrimit”, tha Vuçiq, transmeton Tanjug.

    Komshiq e ndërpreu intervistën për Tanjug pasi gazetari Marko Ivas tha se “në Srebrenicë është kryer një krim i tmerrshëm” dhe se nuk pajtohet me vendimet e gjykatave ndërkombëtare që ishte gjenocid.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark