​Zbulohet simptoma më e zakonshme e koronavirusit - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    ​Zbulohet simptoma më e zakonshme e koronavirusit

    Insajderi
    13 December 2020 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koronavirusi ka “sunduar” jetën tonë për gati një vit, por falë hulumtimeve dhe studimeve të shumta, ne e njohim virusin sot shumë më mirë sesa në ditët e para të epidemisë.

    Hulumtimi vazhdon të zbulojë faktet në lidhje me virusin, duke përfshirë një studim të ri që paraqet simptomën më të zakonshme të mundshme: dhimbje muskulore, raportojnë mediat botërore.

    Përparimi në kuptimin e simptomave të shoqëruara me COVID-19 mund të ndihmojë gjithashtu në përfundimin e kësaj pandemie. Studiuesit tani po analizojnë sasinë e gjerë të të dhënave shëndetësore të krijuara gjatë pandemisë, për të siguruar një pamje më të qartë të simptomave të lidhura me COVID-19.

    Një studim i fundit i botuar në British Medical Journal u përpoq të karakterizonte simptomat e COVID-19 në popullatën Islandeze.

    Sipas mediave, studimi përbëhej nga të gjithë individët, testi i të cilëve ishte pozitiv për koronavirus midis 17 mars dhe 30 prill 2020. Midis 1,564 personave pozitivë për SARS-CoV-2, simptoma më e zakonshme ishte mialgjia.

    Mialgjia zakonisht përshkruan dhimbjen në muskuj – ligamentet, tendinat dhe fascinë, indet e buta që lidhin muskujt, kockat dhe organet. Mialgjia (55 për qind) u shoqërua me dhimbje koke (51 për qind) dhe kollë të thatë (49 për qind). Ndërsa ethet dhe gulçimi ishin më pak të shpeshta nga sa ishte raportuar më parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark