Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ndërpreu pushimet dhe bëri një turne në zonat e djegura në zonën e Maleshevisë.
Nga pika më kritike në atë anë mbi fshatin Budinarci, Zaev siguron se shteti do të merret me zjarret, që kanë përfshirë vendin. Ai apelon për kujdes maksimal dhe respektim të rreptë të ndalimit të hyrjes në pyje, që të parandalohen zjarret e reja.
“Tashmë janë dorëzuar pesë akuza penale për pesë raste. Dorën në zemër, tre prej tyre janë shkaktuar pa dashje, dy tjerat ndoshta janë shkaktuar qëllimisht, hetimi dhe prokuroria do ta përcaktojnë këtë, ato janë proceduar dhe natyrisht gjobat janë të mëdha”- deklaroi Zoran Zaev –kryeministër.
Edhe lideri i opozitës Hristijan Mickoski, gjithashtu do të vizitojë vendet e djegura. Ai akuzoi pushtetin se i la qytetarët në baltë, sepse mungonte koordinimi për t’u marrë me zjarret në mënyrë më efektive.
“Qytetarët janë të frikësuar dhe nën presion. Ata ndihen të lënë keq. Dua të bëj një dallim të qartë dhe të theksoj se populli, zjarrfikësit dhe shërbimet që janë në terren që ndihmojnë, e kanë ndihmën dhe mbështetjen time, por ajo që mungon është mungesa e menaxhimit institucional të atyre forcave.”- pohoi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Numri i personave të dyshuar për shkaktimin e zjarreve është rritur në gjashtë. Ministria e Brendshme informoi se tre persona janë privuar nga liria mëngjesin e sotëm pasi u dyshuan se kanë shkaktuar zjarr në fshatin Strahojadica afër Shkupit.