Protestuesit “pushtojnë” institucionet, kryeministri urdhëron ushtrinë: Bëni gjithçka që është e nevojshme për rikthimin e rendit  – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Protestuesit “pushtojnë” institucionet, kryeministri urdhëron ushtrinë: Bëni gjithçka që është e nevojshme për rikthimin e rendit 

    Insajderi
    14 July 2022 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teksa vijon situata dramatike në Sri Lanka, ku protestuesit kanë thyer portat dhe kanë hyrë brenda Kryeministrisë, duke “pushtuar” institucionin, kryeministri i vendit, Ranil Wickremesinghe, ka urdhëruar ushtrinë të bëjë “gjithçka është e nevojshme për të rivendosur rendin”.

    Aktualisht, Wickremesinghe është emëruar President në detyrë, pas dorëheqjes dhe arratisjes në Maldive të Presidentit Gotabaya Rajapaksa, për shkak të protestave masive që shpërthyen në vend, si pasojë e krizës.

    Por, vendimi për të lënë kryeministri në krye të shtetit shkaktoi protesta të mëtejshme edhe më masive, pasi banorët e Sri Lankës kërkojnë edhe dorëheqjen e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark