𝗘𝘅𝗳𝗶𝘀, 𝗽𝗼𝗺𝗽𝗮 𝗾ë 𝘂 𝗸𝗿𝗶𝘁𝗶𝗸𝘂𝗮 𝗽ë𝗿 𝗰𝗶𝗹ë𝘀𝗶𝗻ë, ‘𝘁𝗵𝘆𝗲𝗻’ 𝗿𝗲𝗸𝗼𝗿𝗱 𝗺𝗲 ç𝗺𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗺ë 𝘁ë 𝗹𝗮𝗿𝘁𝗮 – 𝗸ë𝘁𝘂 𝗴𝗷𝗲𝗻𝗶 𝗱𝗲𝗿𝗶𝘃𝗮𝘁𝗲𝘁 𝗺𝗲 ç𝗺𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺ë 𝘁ë 𝘂𝗹ë𝘁 - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    𝗘𝘅𝗳𝗶𝘀, 𝗽𝗼𝗺𝗽𝗮 𝗾ë 𝘂 𝗸𝗿𝗶𝘁𝗶𝗸𝘂𝗮 𝗽ë𝗿 𝗰𝗶𝗹ë𝘀𝗶𝗻ë, ‘𝘁𝗵𝘆𝗲𝗻’ 𝗿𝗲𝗸𝗼𝗿𝗱 𝗺𝗲 ç𝗺𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗺ë 𝘁ë 𝗹𝗮𝗿𝘁𝗮 – 𝗸ë𝘁𝘂 𝗴𝗷𝗲𝗻𝗶 𝗱𝗲𝗿𝗶𝘃𝗮𝘁𝗲𝘁 𝗺𝗲 ç𝗺𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺ë 𝘁ë 𝘂𝗹ë𝘁

    Insajderi
    26 April 2025 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetarja e Insajderit, Dijellza Preniqi, ka bërë një vizitë në terren përgjatë magjistrales Prishtinë–Pejë për të parë nga afër se si ndryshojnë çmimet e derivateve nga një pompë te tjetra – dhe ndryshimet janë më të mëdha se sa duken.

    Në fillim të magjistrales, nafta dhe benzina shiten me 1.19 euro për litër, një çmim që duket “mesatar”.

    Por vetëm pak kilometra më tej, tek pika Exfis, çmimi i naftës rritet në 1.22 euro, ndërsa benzina 1.21 euro. Dhe këtu nuk ndalet gjithçka. Qytetarë të shumtë kanë shprehur pakënaqësi në ditët e fundit, duke u ankuar për cilësinë e derivateve të marra pikërisht nga kjo kompani. Cilësi që, sipas tyre, nuk përputhet me çmimin që po paguajnë.

    Por nëse ecni edhe pak më tej, hasni në një tjetër pompë – pothuajse në hyrje të magjistrales. Aty, nafta shitet për 1 euro e 17 cent, ndërsa benzina për 1 euro e 15 cent për litër.

    Dhe nëse vozitni edhe pak kilometra më larg…Nafta bie në 1.14 euro për litër. Një çmim që vazhdon të luhatet në distanca të vogla.

    Në një tjetër pikë të afërt, nafta ofrohet për 1 euro e 12 cent për litër. Dhe në një distancë edhe më të largët – gati në periferi – një litër naftë mund të gjendet për vetëm 1 euro e 5 cent.

    Ndërkohë, në Gjakovë – qytetin që ndodhet shumë pranë kësaj rruge – çmimet janë më të qëndrueshme, por sërish jo pa dallime. Nafta kushton mesatarisht 1 euro e 19 cent për litër, ndërsa benzina 1 euro e 20 cent.

    Për të kuptuar më shumë ndiqni videon në vijim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark