Kosova pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si njeriu pa oksigjen – Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Kosova pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si njeriu pa oksigjen

    Insajderi
    03 February 2025 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan Kenan Gashi:

    𝐃𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐬𝐨𝐭𝐦𝐞 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐢𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐬𝐩𝐞𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐇𝐁𝐀-𝐯𝐞, 𝐑𝐢𝐜𝐡𝐚𝐫𝐝 𝐆𝐫𝐞𝐧𝐞𝐥𝐥, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐳𝐚𝐤𝐨𝐧𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐬𝐡𝐪𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐪𝐚𝐬𝐣𝐞𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐮𝐥𝐞̈𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐠𝐞̈𝐳𝐨𝐧 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, 𝐞 𝐮𝐝𝐡𝐞̈𝐡𝐞𝐪𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢.

    Kjo deklaratë, e dhënë nga një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Presidentit Trump, duhet të shërbejë si një moment reflektimi për qytetarët e Kosovës mbi marrëdhëniet me SHBA-të dhe pozicionin e vendit në raport me partnerët strategjik.

    Më poshtë gjeni deklaratën e Richard Grenel, të përkthyer në gjuhën shqipe: “Unë kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në të gjithë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqe për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm.

    𝗤𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝗮 𝗞𝘂𝗿𝘁𝗶 𝗻𝘂𝗸 𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗲 𝗯𝗲𝘀𝘂𝗲𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗴𝗷𝗮𝘁𝗲̈ 𝗺𝗮𝗻𝗱𝗮𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗮𝗿𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗧𝗿𝘂𝗺𝗽-𝗶𝘁, 𝗮𝘀 𝗴𝗷𝗮𝘁𝗲̈ 𝗺𝗮𝗻𝗱𝗮𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗕𝗶𝗱𝗲𝗻-𝗶𝘁. 𝗦𝗶 𝗥𝗲𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗮𝗻𝗲̈𝘁 𝗮𝘀𝗵𝘁𝘂 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗗𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗲̈𝘁 𝗲 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗸𝗿𝗶𝘁𝗶𝗸𝘂𝗮𝗿 𝘃𝗮𝘇𝗵𝗱𝗶𝗺𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗞𝘂𝗿𝘁𝗶𝗻 𝗽𝗲̈𝗿 𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈𝗮𝗻𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗾𝗲̈ 𝗱𝗲𝘀𝘁𝗮𝗯𝗶𝗹𝗶𝘇𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗿𝗮𝗷𝗼𝗻𝗶𝗻. 𝗣𝗼 𝗮𝘀𝗵𝘁𝘂 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗘-𝗷𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗡𝗔𝗧𝗢-𝗷𝗮. 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝘀𝗶𝗮 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝘂𝗮𝗿 𝗸𝘂𝗻𝗱𝗲̈𝗿 𝗞𝘂𝗿𝘁𝗶𝘁.

    Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga presidentët Klinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika që përdor Kurti tani, duke pretenduar se ai është i afërt me SHBA-të dhe më i mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e pavërtetë. Mos u mashtroni.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark