Çuditë nuk kanë të ndalur. Kësaj radhe në Skënderaj. Objektin e ri të shkollës fillore në fshatin Radishec dikush ka vendosur ta mbushë plot me sanë.
Pesë klasë, disa të zbrazëta, e disa të tjera të mbushura me ushqim të lopëve.
Dyer e dritare të hapura, aromë shumë e rëndë.
E ndërtuar së fundmi, në të nuk shkon asnjë nxënës.
Për të parë gjendjen e mjerueshme të shkollës mund të ndiqni videon në vijim.