08:32 e mëngjesit, “orari” i mashtrimit me para false – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    08:32 e mëngjesit, “orari” i mashtrimit me para false

    Insajderi
    08 April 2022 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 3 raste të ankesave për deponim të parave të falsifikuara janë raportuar në 24 orët e fundit nga policia, dhe që të gjitha në rajonin e Prishtinës.

    Nga ajo që shihet në raport, del se rastet kanë ndodhur në ditë e lokacione të ndryshme, por se koha është e njëjtë: 08:32 e mëngjesit, derisa bëhet fjalë për kartmonedha prej 100 euro në dy raste, dhe 50 euro në të tretin.

    Policia ka bërë me dije se është në kërkim të deponuesve të këtyre banknotave, ndërsa ka njoftuar se pikërisht për kësi aktiviteti ilegal, ka arritur ta kap një person që dyshohet ta ketë kryer veprën më 26 shtator të vitit të kaluar. Ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark