Në më pak se 9 vite pasi Apple lansoi telefonin e saj të parë inteligjent, kompania shiti 1 miliard iPhone në Korrik të 2016-ës.
Në fund të muajit Mars të këtij viti arriti në 1,16 miliard njësi ndërsa më 29 Qershor kjo shifër mund të ketë shkuar në 1.2 miliard iPhone.
Me të ardhura prej 700 miliard dollarësh të gjeneruara dhe fitim 100 miliard dollar, Apple iPhone mund të ketë qenë teknologjia më fitimprurëse në botë vitet e fundit.
Ky telefon ka transformuar një kompani të tërë me të ardhura vjetore 19 miliard dollar në 2006-ën në 216 miliard dollar vitin e kaluar.