1.2 milionë njerëz kanë kërkuar azil në Evropë gjatë 2015-ës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    1.2 milionë njerëz kanë kërkuar azil në Evropë gjatë 2015-ës

    Insajderi
    04 March 2016 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i njerëzve që aplikojnë për azil në Bashkimin Evropian është dyfishuar në vitin 2015, duke arritur një rekord prej 1.26 milionë azilkërkuesve, njofton agjencia e statistikave të BE-së.

    Sirianët përbëjnë një të tretën e këtij numri, me 362,775 njerëzve që kërkuan strehim në Evropë, të ndjekur nga afganët dhe irakianët, tha të premten Eurostat, raporton Insajderi.

    Të dhënat erdhën pasi Brukseli ka rritur paralajmërimet për shtetet anëtare që të marrin masa urgjente për zgjidhjen e krizës së refugjatëve duke rënë dakord mbi planet për të shpërndarë azilkërkuesit nëpër Evropë.

    Komisioni Evropian i bëri gjithashtu thirrje vendeve për të hequr të gjitha kontrollet kufitare të brendshme, që nga nëntori, ndërsa të rrisin mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Evropës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark